FBK gati ta përmbyllë sezonin, mungon cilësia, por jo vullneti

Basketboll

FBK gati ta përmbyllë sezonin, mungon cilësia, por jo vullneti

Më: 24 prill 2019 Në ora: 13:05
Elvira Dushku

Edicionit në basketbollin e Kosovës i ka ardhur fundi. Tashmë kanë filluar të luhen ndeshjet e playoffit në konkurrencën e meshkujve, ndërsa tek femrat sot pritet të zhvillohet finalja e katërt me radhë, ndërmjet Prishtinës dhe Bashkimit.

Sekretarja e përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku e cilëson këtë sezon si një ndër më të mirin, ku sipas saj ndërtimi i palestrës në Rahovecka rritur dukshëm shikueshmërinë në basketbollin kosovar.

Dushku: Po përmbyllim një sezon tjetër të mirë

“Edicioni i rregullt sa i përket garave të basketbollit të Kosovës, pra Superligës së Kosovës, ligës së femrave dhe të gjitha kategorive të reja,ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Me ndërtimin e palestrës së Rahovecit, është rritur dukshëm numri i shikuesve në basketbollin e Kosovës, ashtu siç janë paraparë me proporcione  të garave 6 ekipe sivjet për herë të parë kanë shkuar në playoff, pra kemi pasur edhe ndeshjet çerekfinale” tha fillimisht Dushku.

Pa dyshim që Federata e Basketbollit të Kosovës vazhdimisht ka ndihmuar klubet në organizimin e tyre, por sipas Dushkut, nga viti në vit drejtuesit e klubeve janë vetëdijesuar se vetëm një njeri nuk mund t’i kryej të gjitha punët, dhe po afrojnë afër vete personalitete të ndryshme.

Dushku: Shihet një organizim më i mirë i klubeve

“Prej vitit në vit, klubet kanë filluar të vetëdijesohen se një njeri nuk mundet me i kryer të gjitha punët, kështu që shumë njerëz po inkuadrohen në klube qoftë mënyrë vullnetare, qoftë mënyrë profesionale, kështu që mundemi me thonë që prej vitit në vit është parë një përparim i dukshëm i organizimit të klubeve” shtoi ajo.

Sa i përket dominimit të klubeve nga kryeqyteti, sekretarja Dushku këtë gjë e sheh si meritore nga ana e tyre, pasi duke filluar nga organizimi i klubeve, e deri tek cilësia e lojtarëve të cilat i kanë, dallojnë nga ekipet tjera, por për FBK nuk ka rëndësi se kush dominon, është me rëndësi që të rritet cilësia e basketbollit.

Kujtomë që këtë sezon klubi i Prishtinës në kategorinë e meshkujve e ka përfunduar sezonin e rregullt të kampionatit kosovar pa asnjë humbe, me të gjitha ndeshjet  e fituara

Dushku: Për FBK-në nuk ka rëndësi kush dominon

“Z Mobile Prishtina është ekip që ka marrë pjesë në gara evropiane, e dimë buxhetin dhe e dimë nivelin e lojtarëve që i ka në përbërje, si lojtarët vendor ashtu edhe të huaj. Pastaj ata kanë marrë pjesë në FIBA Europe Cup ku ka shkruar histori dhe ka marrë pjesë në mesin ekipeve më të mira, pas asaj ata i kanë larguar disa lojtarë por prapë se prapë ajo baza ka mbetur...Për Federatën e Basketbollit fakti se a dominon ekipi i Prishtinës, apo ekipi i Prizrenit nuk është me rëndësi, me rendësi është me u zhvillu basketbollit dhe me u lujt basketbolli cilësor”,  tha ajo

Dushku foli edhe rreth përfaqësueses së Kosovës, e cila sivjet nuk arriti rezultatet e pritura dhe për këtë sekretarja sheh si arsyetim mos efikasitetin me lojtarët e huaj. Sipas saj Kosova këtë sezon nuk ka pasur fat me lëndime të lojtarëve të huaj, të cilët nuk kanë mundur ta ndihmojnë Kosovën në ndeshjet kryesore

Dushku: Nuk kemi pasur fat me lojtarët e huaj

“Kemi qenë në grup me Rumaninë dhe me Maqedoninë, e dimë dy kombëtare që për nga renditja në ranglistën botërore janë shumë më lartë se Kosova. Kemi pasur shumë besim dhe shumë shpresa që kemi me u kualifikuar në këtë fazë, dhe për këtë arsye kemi angazhuar edhe trajnerin Damir Mullaomeroviq , por nuk kemi pasur fat me lojtarët e huaj....Por nuk ka përfunduar asgjë, tash e kemi në muajin gusht një mundësi për të siguruar një vend në kualifikimet për EuroBasket 2021 dhe besoj që më një mobilizim që  jemi duke e bërë prej tani po besoj që kemi me arrit me kalu Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe për të u kualifikuar në kualifikimet për EuroBasket 2021”, përfundoi ajo.               

Kujtojmë që Kosova gjatë këtyre ndeshjeve me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe, do të ketë disa risi, për të cilat Federata e Basketbollit  Kosovës do të njoftoj me kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat