Qallaku: Qyteti i Rahovecit jeton me basketbollin 

Basketboll

Qallaku: Qyteti i Rahovecit jeton me basketbollin 

Nga: Kemajl Goca Më: 24 prill 2019 Në ora: 16:18
Arian Qallaku

Rahoveci ka bërë hapin e parë drejt finales së madhe të play-off-it të Superligës së Kosovës me fitoren (96:93) në Therandë kundër Golden Eagle Yllit, në sfidën e parë të gjysmëfinales. Qyteti i Rahovecit jeton me basketbollin, me fitoret e ekipit të tij. Rahoveci është ekipi më i shikuar si vendas, ku numri i shikuesve arrin deri 3.000 veta.

Basketbollisti i Rahovecit, Arianit Qallaku, ka qenë prej më të dalluarve me 22 pikë të shënuara kundër Yllit. Basketbollisti është i qetë dhe me maturi i pret takimet e radhës me Golden e Eagle Yllit.

Rahovecianët udhëheqin me rezultat 1:0 në seri të fitoreve. Ekipi që shënon tri fitore e siguron vizën për në finalen e madhe. Qallaku mendon se kanë arritur objektivat deri me tash, por tani mëtojnë edhe finalen e madhe.
  
“Bota sot”: Rahoveci po jeton me basketbollin, si e ndjeni veten që i takoni një klubit me shikueshmërinë më të madhe?
Arian Qallaku:
Po, sigurisht jemi dëshmitar se Rahoveci është duke jetuar tani me basketboll! Jam vërtet i lumtur që jam pjesë e këtij klubi sepse atmosfera që po mbretëron në klub, si dhe mikpritja e qytetarëve të Rahovecit po na bën të lumtur.
“Bota sot”: Rahoveci triumfoi në Therandë, a është një epërsi dhe qetësi e mirë për sfidën e dytë?
Arian Qallaku:
Sigurisht se fitorja e djeshme është një fitore mjaft e rëndësishme, pasi na jep një qetësi por ne duhet të fokusohemi për ndeshjet e ardhshme, pasi që ende nuk ka përfunduar asgjë.
“Bota sot”: Ku është përparësia e Rahovecit?
Arian Qallaku:
Përparësi është se ne jemi në ritëm të lojërave te mira dhe dëshira e madhe për fitore që e kemi në çdo ndeshje.
“Bota sot”: A mendoni se jeni afër finales së madhe nëse fitoni në Rahovec?
Arian Qallaku:
Endë është herët të flitet për finale por ne do të shkojmë ngadalë dhe sigurt që të arrijmë finalen.
“Bota sot”: A është prej edicioneve më të mira të basketbollit të Kosovës?
Arian Qallaku:
Shihet që ka një ngritje pasi që dihet viteve të fundit është rënë pak por këtë edicion ka pas ngritje, pasi që ka pasur vërtet ekipe mjaft të forta dhe cilësore.
“Bota sot”: Ju realizuat 22 pikë në një ndeshje të nxehtë, sa ishte e vështirë?
Arian Qallaku
: Ishte vërtet një ndeshje shumë e fortë. Unë si në çdo ndeshje mundohem ta jep maksimumin për të mirën e klubit. Mendoj që ka qenë një ndeshje e mirë për mua dhe shpresoj të vazhdoj ende me lojëra sa më të mira.
“Bota sot”:  Rahoveci në finale të Kupës por nuk ia doli, nëse futet në finale të kampionatit, a është tejkalim i parashikimeve?
Arian Qallaku:
Sigurisht ne tani që jemi në këtë fazë të play-off-it vetëm se i kemi arritur objektivat tona. Sigurisht nëse arrijmë në finale atëherë ajo do të ishte e mirëseardhur për ne.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat