Kur Fidani del nga vetja!

Basketboll

Kur Fidani del nga vetja!

Nga: K. Goca Më: 25 prill 2019 Në ora: 12:28
Kur Fidani del nga vetja!

Trajneri i klubit të basketbollit Prishtina (femrat), Fidan Shatri, doli nga vetja, që besa nuk e kuptonte se çka po ndodhë në palestrën e sportit në Prishtinë, sepse nuk i besohej se Bashkimi i Prizrenit po fiton.

Reagim agresiv, këmbë jo bash drejt, duart në pozicionin e pesëshes, gojëhapur por nuk kishte fuqi të bërtas aq shumë, me një shikim sikur të jep të kuptosh se po qan nga ajo nervoz.

Por sporti është i tillë, dikush fiton e dikush humb, gjithmonë nuk është bajram. Shpend Ahmeti, fotografi sportiv, si për sherr e zuri në këtë pozicion të çartur Fidanin që as gjumin gjumë nuk bëri nga humbja me 79:71 nga Bashkimi, në ndeshjen e katërt finale të play-off-it të Superligës së Kosovës, ku edhe barazohet seria në fitore 2:2.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat