Tjetër befasi në serinë mes Golden State Warriors dhe Los Angeles Clippers.

Basketboll

Tjetër befasi në serinë mes Golden State Warriors dhe Los Angeles Clippers.

Më: 25 prill 2019 Në ora: 12:29
Foto nga ndeshja

Fitore e pabesueshme e Los Angeles Clippers 121-129 në fushën e Golden State Warriors, me rezultatin e serisë që ngushtohet 3-2 në favor të ekipit nga Oakland.

Skuadra e drejtuar nga Doc Rivers befason për herë të dytë në udhëtim kampionët në fuqi të NBA, në një përballje që u vendos në fundin e saj. Tashmë Clippers kanë avantazhin e fushës në sfidën e gjashtë-të e do të kërkojnë me çdo kusht që ta zgjasin serinë deri në takimin final.

Shkëlqeu Lou Williams, me 33 pikë e 10 asistime për ekipin nga LA. Trepikëshat e tij, dy minuta e gjysmë para përfundimit u dhanë mundësi Clippers që të parakalonin Warriors, ndërsa katër pikët pasuese të tij bënë që të krijohej një distancë sigurie në fund. Ndërkohë, për Warriors nuk mjaftuan 45 pikët e një Kevin Durant, ndërsa Steph Curry e Klay Thompson realizuan me 24 përkatësisht 22 pikë.

Kualifikohet në gjysmëfinale të Konferencës së Perëndimit Houston Rockets (4-1), duke mposhtur 100-93 në përballjen e pestë të serisë Utah Jazz.

James Harden e mbylli takimin me 26 pikë, ndërsa Clint Capela regjistroi double-double, 16 pikë e 10 kërcime.

Rockets presin fituesin e çiftit Warriors-Clippers për serinë e gjysmëfinaleve të Perëndimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat