Çfarë domethënie ka ky shikim i Artina Hasanit? - Bota Sot
Çfarë domethënie ka ky shikim i Artina Hasanit?

Basketboll

Çfarë domethënie ka ky shikim i Artina Hasanit?

Nga: Kemajl Goca Më: 25 prill 2019 Në ora: 12:39
Çfarë domethënie ka ky shikim i Artina Hasanit?

Ky shikim i basketbollistes së Prishtinës, Artina Hasani, ka një mijë fjalë dhe lë për të kuptuar se finalet janë të parashikueshme edhe te femrat dhe është bërë një sport më joshës se sa te meshkujt për nga rivaliteti, që besa edhe për nga tensionet e mëdha! 
Ky shikim lë për të kuptuar se është një mesazh i heshtur apo ndoshta do thoshte shkurt e shqip: Bashkim, shihemi në finalen e pestë në Prizren.
Sepse Prishtina më mirë po luan në Prizren se sa në kryeqytet. A mos vallë se ajri shumë i pastër në Prizren po e ndez me lojë Prishtinën, kurse në Prishtinë ajri i ndotur po e ndal turrin e  tyre. 
Finalja e pestë e vulos kampionin e ri të Kosovës, Bashkimi apo Prishtina, gjithçka shihet në fundjavë. 
Drithërima si te Prishtina si te Bashkimi, kjo e fundit pretendon mbrojtjen e titullit, kurse Prishtina pas Kupës synon ta përqafojë edhe titullin. Fotografi e bërë nga Shpend Ahmeti, i cili po kujdeset edhe për atrraksione.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...