Ponte Prizreni me akademi të sporteve!

Basketboll

Ponte Prizreni me akademi të sporteve!

Më: 25 prill 2019 Në ora: 18:22
Ponte Prizreni me akademi të sporteve!

Pas përfundimit të kampionatit ekipi i Ponte Prizrenit në bashkëpunim me sallën e sporteve Prizren Arena do të hap Akademinë e sporteve. “Fillimisht do të fillohet me basketboll për të vazhduar edhe me sportet tjera .
E veçanta e kësaj akademie është që Malcolm Canada do jetë trajner pasi që ka firmosur me ekipin edhe për vitin tjetër klubi do të angazhojë atë edhe si trajner me të rinj. 
Njëherishë do të punohet edhe me vajza ku projekti i klubit është që vitin e ardhshëm të jemi pjesëmarrës në Superligë edhe me ekipin e vajzave. Për këtë dizajnë të bukur e falënderojmë  vendin e reklamave “Grafika” me pronar Genc Godenin për mbështetjen e dhënë gjatë gjithë edicionit. Ne si klub kemi privilegj të punojmë me më të mirët ngase modeli tyre i punës profesionale, na bënë me shpresë që edhe ne nesër të jemi më të mirët. Për një të ardhme të sigurt!”, njofton KB Ponte Prizreni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat