Shasivar, mirë po bëhet edhe te femrat!

Basketboll

Shasivar, mirë po bëhet edhe te femrat!

Nga: K. Goca Më: 26 prill 2019 Në ora: 11:29
Majtas është Shasivar Haxhija, sekretar i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës dhe djathtas Arben Fetahu, kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës

Askush nuk e ka pritur se finalja e play-off-it mes Bashkimit, kampione në fuqi dhe Prishtinës, fituese e Kupës së Kosovës, se do të jetë aq e nxehtë e me tensione, madje të shkojë edhe në serinë e pestë të finaleve të Superligës së Kosovës në basketboll (femrat). Ka kohë që nuk ka pasur rivalitet më të madh se të elita e basketbollit femëror dhe sfida të paparashikueshme. Majtas është Shasivar Haxhija, sekretar i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës dhe djathtas Arben Fetahu,  kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës.

“Shasivar, mirë po bëhet edhe të femrat, rivalitet”, kështu flitet se i ka thënë Fetahu Shasivarit. Ky i fundit, po bindet se vërtet  basketbolli femëror po sjell emocione të mëdha sa i përket rivalitetit në fushë. Shasivari e pa që të basketbolli femër është një lojë shumë e bukur, por edhe me nerva e nervozizëm dhe tensione mes basketbollisteve, që besa edhe me shikueshmëri. Prandaj, basketbolli femëror meriton investime edhe më të mëdha, se ka talente dhe lojtare të mira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat