Zvezda e pëson keq, serbët vajtojnë!

Basketboll

Zvezda e pëson keq, serbët vajtojnë!

Nga: K. Goca Më: 26 prill 2019 Në ora: 13:21
Zvezda e pëson keq, serbët vajtojnë!

Klubi i basketbollit Cërvena Zvezda e Beogradit gjobitet me 35 mijë euro për shkak të dhunës dhe racizmit kundër skuadrës malazeze Buduçnosti nga Podgorica, në ndeshjen e pestë të finales së ABA League.

Zvezda pësoi keq, por realisht dënimi u desh të jetë edhe trefish më i madh. Serbët vajtojnë dënimin nga Komisioni i ABA League, sepse përveç gjobës 35 mijë euro për dështimin e organizimit si duhet të finales,  ata dy ndeshje do t’i luajnë pa shikues dhe pastaj në tri ndeshje do të jenë të pranishëm në sallë vetëm fëmijët nën moshën 14 vjeç dhe femrat.

Zvezda është klubi më i urryer në Ballkan dhe ata duhet të kënaqen me këtë dënim për faktin, se për gjestet primitive dhe dhunën që ndodhi në Beograd, u dashtë që të përjashtohet nga ABA League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat