Me 7 gusht Anglia në Rahovec, luan kundër Kosovës

Basketboll

Me 7 gusht Anglia në Rahovec, luan kundër Kosovës

Më: 26 prill 2019 Në ora: 13:23
Me 7 gusht Anglia në Rahovec, luan kundër Kosovës

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 25 Prill në Prishtinë ka marr vendim që Kombëtarja  A e Kosovës ndeshjet e fazës së tretë të parakualifikimeve për Eurobasket 2021 ti zhvillojë në Rahovec. Kosova do të bëjë gara në Grupin G së bashku me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe.

Më 7 dhe 14 Gusht Kosova do të luaj si nikoqire ndaj Britanisë së Madhe dhe Luksemburgut. Raundi i tretë i parakualifikimeve për Eurobasket 2021 do të zhvillohet prej 3 deri më 21 gusht. Fituesi i grupit do ta siguroj një vend për në kualifikime për Eurobasket 2021.

Në ditët në vazhdim Federata e Basketbollit të Kosovës, KB Rahoveci dhe Komuna e Rahovecit do ti diskutojnë të gjitha detajet e organizimit të ndeshjeve me kriter të FIBA-s, të cilat kërkojnë punë dhe angazhim të të gjitha palëve të përfshira në këtë proces.

KB Rahoveci dhe Komuna e Rahovecit tashmë janë dëshmuar si nikoqir dhe organizator të shkëlqyeshëm, ndërsa organizimi i ndeshjeve të Përfaqësueses A të Kosovës, si për ta ashtu edhe për FBK-në pritet të jetë një tjetër sfidë e mirëseardhur për të gjithë.

Grupi G:

3 Gusht 2019 Luksemburgu - Kosova

7 Gusht 2019  Kosova - Britania e Madhe

14 Gusht 2019 Kosova - Luksemburgu

17 Gusht 2019  Britania e Madhe - Kosova

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat