Z Mobile Prishtina e mposht Bashkimin edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale

Basketboll

Z Mobile Prishtina e mposht Bashkimin edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale

Më: 27 prill 2019 Në ora: 10:53
Z Mobile Prishtina e mposht Bashkimin edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale

Z Mobile Prishtina ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të play-offit ndaj Bashkimit në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.

Bardhekalterit shënuan fitore me rezultat prej 97:88
Më të merituarit për këtë fitore të Z Mobile Prishtinës ishin Divine Myle me 30 pikë, 9 kërcime e 6 asistime dhe Ahmed Bashir me 14 pikë, 8 kërcime dhe 5 asistime, derisa te Bashkimi më i miri ishte Jordan Capps me 29 pikë, 6 kërcime.

Ndeshja e tretë do të zhvillohet në palestren sportive ‘’Sezai Surroi” në Prizren të dielën me fillim nga ora 17:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat