Nuggets eliminojnë Spurs, Toronto krijon epërsinë ndaj Philadelphia

Basketboll

Nuggets eliminojnë Spurs, Toronto krijon epërsinë ndaj Philadelphia

Më: 28 prill 2019 Në ora: 08:21
Nuggets arritën që mbrëmë të shënojnë fitore me rezultatin 86:90, për të arritur këtë sukses të madh.

Spektakli në fazën ‘Play Off’ në kuadër të ligës më të fortë të basketbollit në botë, NBA, po vazhdon.

Në një dramë që kërkoi plot shtatë ndeshje për të vendosur gjysmëfinalistin e konferencës perëndimore, ishin Denver Nuggets ata që eliminuan skuadrën e San Antonio Spurs, duke triumfuar me rezultatin 4:3 në ndeshje.

Nuggets arritën që mbrëmë të shënojnë fitore me rezultatin 86:90, për të arritur këtë sukses të madh.

Ndërkaq, konferenca lindore mbrëmë shfaqi vetëm një ndeshje, atë mes Toronto Raptors dhe Philadelphia 76ers.

Kjo super ndeshje ishte e vlefshme për gjysmëfinalen e konferencës lindore.

Takimin e parë të kësaj serie e fituan veriorët, duke triumfuar ndaj 76ers me rezultatin 95:108.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat