Shatri: Luajtëm një mbrojtje shumë të fortë kundër Bashkimit

Basketboll

Shatri: Luajtëm një mbrojtje shumë të fortë kundër Bashkimit

Nga: Kemajl Goca Më: 28 prill 2019 Në ora: 16:56
Prishtina

Kryetrajneri i klubit të basketbollit Prishtina (femrat), Fidan Shatri, është sikur në qiellin e shtatë, sepse pas trofeut të Kupës në vitrinat e tyre sollën edhe titullin e kampiones, aq me tepër që e mposhten rme 76:71 (3:2 në serinë e finaleve të play-off-it) rivalen e përbetuar Bashkimin nga Prizreni.

“E përgëzoj Bashkimin për organizim dhe atmosferë që e krijoj në ndeshjen e 5  finale. Ishim skuadër më e mirë se Bashkimi në këtë ndeshje, ku lojtaret e mija u angazhuan maksimalisht ku edhe i falënderoj për karakterin e treguar.

Luajtëm një mbrojtje shumë të fortë ku përveç lojtares Show që shënojë pikë dyshifrore të tjerat nuk i lejuam të bëjnë të njëjtën gjë. Loja ekipore në këtë ndeshje në fund na gëzoj me titullin kampion”, tha Shatri për gazetën kombëtare “Bota sot”. Finalja e pestë u përcoll nga më së 1200 shikues në palestrën e sportit në Prizren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat