Z Mobile Prishtina në finale

Basketboll

Z Mobile Prishtina në finale

Më: 28 prill 2019 Në ora: 19:40
Z Mobile Prishtina në finale

Z Mobile Prishtina ka mposhtur Bashkimin për herë të tretë në gjysmëfinale të “play-offit” për të siguruar finalen e madhe.

Fitorja e tretë për kryeqytetasit ishte më e vështira nga seria 0:3. Në Prizren prishtinasit fituan 95:98.

Milaile Tmusiq shënoi 30 pikë për Prishtinën, si lojtari më efikas në ndeshje. Në anën tjetër u dallua Drilon Hajrizi me 26 pikë, nëntë kërcime e tetë asistime.

Në finale Prishtina pret fituesin e duelit Rahoveci – Ylli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat