Kevin Durant vendos sfidën Golden Stejt-Hjuston

Basketboll

Kevin Durant vendos sfidën Golden Stejt-Hjuston

Më: 29 prill 2019 Në ora: 17:03
Kevin Durant

Në NBA ka nisur seria e ndeshjeve gjysmëfinale në të dyja Konferencat. Në Lindje, Boston arriti një fitore disi surprizë në fushën e Milluoki me rezultatin 112-90. Antetokounmpo realizoi 22 pikë për Millokin, i pambështetur nga skuadra, ndërsa për Boston u dalluan Irving me 26 pikë dhe 11 asiste. Kanë nisur gjysmëfinalet edhe në Perëndim, ku kampioni aktual, Golden Stejt fituan 104-100 ndaj Hjustonit, në atë që është konsideruar si finalja e parakohshme. Kevin Durant bëri diferencën në fushë, duke realizuar 35 pikë për skuadrën e Uarriorsave, ndërkohë që të pestë titullarët e Golden Stejtit realizuan mbi 13 pikë. Për Hjustonin u dallua Hardeni, që realizoi 35 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat