Shpërblehen kampionet e Kosovës

Basketboll

Shpërblehen kampionet e Kosovës

Më: 30 prill 2019 Në ora: 12:24
Shpërblehen kampionet e Kosovës

Skuadra kampione në Ligën e Femrave, KBF Prishtina do të shpërblehet nga Federata e Basketbollit të Kosovës me katër mijë euro, dy mijë më shumë se në dy vitet e mëparshme, marr parasysh investimet që i kanë bërë disa klube të kësaj lige në këtë edicion, duke e rritur kështu cilësinë në basketbollin femëror në vendin tonë.

FBK do të vazhdojë t’i shpërblejë edhe klubet e Superligës së Kosovës për rezultatet e arritura në edicionin 2018/19.

Në këtë mënyrë skuadra kampione e elitës së basketbollit të Kosovës do të shpërblehet me 12,000.00 euro, ndërsa ekipit nën kampion do ti takojnë 6,000.00 euro.

Ndërkaq skuadrat që kanë arritur të sigurojnë nga një vend në katërshen e madhe të elitës së basketbollit kosovar do të shpërblehen me nga 3,000.00 euro.

Në këtë mënyrë krahas të hollave nga të drejtat televizive që u ndahen klubeve të Superligës së Kosovës, Bordi i FBK-së vazhdon të mbështesë skuadrat e elitës së meshkujve dhe femrave për t’i inkurajuar, por edhe për t’i ndihmuar sadopak në mbulimin e shpenzimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat