Artina në një mënyrë i drejtohet trajnerit: Po na i do në Prizren, ajri i pastër!

Basketboll

Artina në një mënyrë i drejtohet trajnerit: Po na i do në Prizren, ajri i pastër!

Nga: K. Goca Më: 30 prill 2019 Në ora: 12:52
Artina në një mënyrë i drejtohet trajnerit: Po na i do në Prizren, ajri i pastër!

Fidan Shatri pothuajse 72 orë gjumin e kishte të shkatërruar, as jastëku i fortë dhe as i butë nuk i bien tamam, madje siç raportojnë burimet e sigurta, edhe ëndrrat nuk i shihte pozitive, iu kishte futur frika në palcë, sepse e kishte frikën se në finalen e pestë do të shembej me rezultat nga Bashkimi.

Në një foto shumë interesante shihet reagimi i Artina Hasanit, basketbolliste e Prishtinës me trajnerin e tij, Fidan Shatri, pothuajse lë të kuptohet: “Ngadalë trajner, se në më mirë po luajmë Prizren se në Prishtinë, atje po na i do, se ajri më i pastër”. Ashtu edhe doli në finalen e pestë dhe fitoi Prishtina me 76:71, u stolis me titullin e kampionit! Para kësaj finale, “Bota sot” raportonte se më mirë luan Prishtina në Prizren se në kryeqytet ashtu edhe doli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat