Prishtina nuk lejon befasinë, ‘shkatërron’ Rahovecin në ndeshjen e parë finale

Basketboll

Prishtina nuk lejon befasinë, ‘shkatërron’ Rahovecin në ndeshjen e parë finale

Më: 2 maj 2019 Në ora: 20:48
Pamje nga ndeshja

Z Mobile Prishtina e ka nisur për mrekulli edhe fazën finale të Superligës së Kosovës në basketboll.

Kryeqytetasit në këtë fazë kanë përballë skuadrën e Rahovecit, skuadër kjo e cila ka bërë befasinë më të këndshme këtë edicion.

Në takimin e parë, në ‘Pallatin e Rinisë dhe Sporteve’ në Prishtinë, ‘bardh e kaltrit’ kanë triumfuar me rezultatin 110:82.

Dy lojtarët më të mirë në parket ishin Dardan Berisha dhe Mikaile Tmusic, të cilët dhanë kontributin më të madh për kryeqytetasit.

Për ‘vreshtarët’ punën më të mirë e bëri Deshon Minnis, por puna e tij nuk mund të vinte në pah, pasi vendasit qëndruan larg më mirë si skuadër.

Ndeshja e dytë finale do të luhet të dielën, në palestrën e Rahovecit, ‘Mizahir Isma’. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat