Zyrtare: Drejtori i klubit të Yllit jep dorëheqje – ‘godet’ me deklaratën e tij

Basketboll

Zyrtare: Drejtori i klubit të Yllit jep dorëheqje – ‘godet’ me deklaratën e tij

Më: 5 maj 2019 Në ora: 22:36
Ylli

Drejtori i klubit basketbollistik, Golden Eagle Ylli, Lendrit Palushi ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje – pasi klubi i tij nuk ka përmbushur pritshmëritë në këtë edicion.

Ai ka theksuar se ka qenë shumë serioz dhe ka respektuar të gjithë – mirëpo kjo nuk ka qenë e ndërsjelltë.

Palushi gjithashtu ka zbuluar se arritja në finale të Play Offit, shpallja kampion i Kosovës, finalja e Kupës apo triumfi në Kupë ishin objektivat të cilat në fund nuk u arritën.

Ja njoftimi i tij:

Ju njoftoj që nga sot unë Lendrit Palushi jap dorëheqje nga drejtori i klubit, KB Ylli.

Sezoni basketbollistik 2018/19 për KB Golden Eagle Yllin si objektiva kryesore ishin:
1. Arritja në finale të Playoffit apo shpallja kampion i Kosovës dhe
2. Arritja në finalen e kupës së Kosovës në basketboll apo fitimi i kupës.
Sigurisht këto objektiva fillimisht ishin reale, sepse kishin një bazament të sigurt dhe të besueshëm e që të gjithëve na bënë të besojmë dhe shpresojmë, si: sponzori stabil i klubit që na mbështeti objektivat e vendosura financiarisht, trajneri më i trofeshëm në Kosovë, sjellja e 4 lojtarëve të huaj me eksperiencë, sjellja e 2 lojtarëve Përfaqesues të Kosovës dhe besimi që Suhareka dhe tifozët “Xhebrailat i meritojnë këto finale”

Me përfundimin e sezonës basketbollistike 2018/19 asnjëra nga objektivat para sezonale nuk janë arritur. Si përfundim diçka apo shumëçka nuk ka funksionuar siç duhet, pa dashur për t’i identifikuar fajtorët apo meritorët mendoj që është koha të marrim përgjegjësi secili.

Mbes me shpresë dhe dëshirë që KB Ylli gjithmonë të jetë në majat e basketbollit kosovarë. Qyteti i Suharekës dhe tifozët Xhebrailat e meritojnë!

Dhe me kryesorja eshte se ne si sponzor jemi mundu me respektu secilin – por pikërisht respekti i tepert ndaj tyre dhe mosdhënja e përgjegjësive ka sjellë këtë rezultat….

Me respekt,
Lendrit Palushi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat