Megjithatë, ndeshjet e Kombëtares së Kosovës do të mbahen në Rahovec

Basketboll

Megjithatë, ndeshjet e Kombëtares së Kosovës do të mbahen në Rahovec

Më: 6 maj 2019 Në ora: 19:12
Palestra e Rahovecit

Ndeshjet e Kombëtares së Kosovës në basketboll ndaj Anglisë e Luksemburgut do të luhen në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoresha në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport në Rahovec, Bjondina Kleqka.

Ky reagim i Kleqkas vjen pak orw pasi Klubi i basketbollit Rahoveci njoftoi se mospajtimet me Komunën e Rahovecit rreth mirëmbajtjes së palestrës kanë bërë që të tërhiqet nga organizimi i ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës në basketboll

Finalisti i “Play-Offit” të Superligës së Kosovës në basketboll njoftoi se e ka tërhequr kandidaturën për organizimin e ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës.

Megjithatë, Bjondina Kleqka, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se ashtu siç ishte paraparë që ndeshjet e Kombëtares së Kosovës në basketboll ndaj Anglisë e Luksemburgut do të mbahen në palestrën “Mizahir Isma”.

Postimi i saj i plotë:

Ndeshjet e përfaqësueses së Kosovës do të mbahen!

Të nderuar qytetarë të Komunës së Rahovecit, ndjej për obligim të ju njoftoj se ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës në basketboll ndaj Anglisë e Luksemburgut do të mbahen në palestrën “Mizahir Isma” ashtu siç është paraparë.

Këtë ndeshje e organizon Federata Basketbollit të Kosovës dhe Komuna e Rahovecit e ka siguruar Federatën se do jemi në dispozcion për një organizim sa më dinjitoz dhe se shtëpia e Rahovecit është edhe shtëpi e Kosovës.

Falënderojmë KB Rahovecin që ka shprehur interesim për organizim dhe na vjen keq që është tërhequr, megjithatë ne jemi të hapur për bashkëpunim me çdo klub sportiv, siç edhe e kemi dëshmuar deri sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat