Historia e basketbollistit të NBA që po agjëron përkundër që luan në play-offs

Basketboll

Historia e basketbollistit të NBA që po agjëron përkundër që luan në play-offs

Më: 7 maj 2019 Në ora: 14:51
Trail Blazers

Të hënën, rreth orës 4 të mëngjesit, Enes Kanter do të zgjohet, do ta hajë një mëngjes të lehtë me jogurt, fruta dhe gjalpë kikiriku, si dhe do të pijë sa më shumë ujë që të mundet. Pastaj, për rreth 16 orët mes lindjes dhe perëndimit të diellit në Portland të Oreganos, qendra e Portland Trail Blazers do ta lë anash ushqimin, pijet e madje edhe ilaçet për supin që e lëndoi para dy javëve.

Për Kanterin – turk i lindur në Zvicër, që ka agjëruar përderisa luante basketboll gjatë dekadës së fundit – kjo rutinë nuk është e re. Por këtë herë, rrethanat janë të reja: Asnjëherë më parë ai nuk ka agjëruar duke luajtur në fazën play-offs të NBA, shkruan New York Times.

Këtë vit, ai do të agjërojë përderisa Portland Trail Blazers do të përballet me Denver Nuggets. Kanter i ka shënuar mesatarisht 30 pikë dhe i ka bërë dhjetë kërcime për ndeshje në serinë kundër Denver. Ai ka surpriza që e ka bërë ndryshimin për Blazers, pas Damian Lillard.

Në islam, Ramazani e përkujton muajin kur Zoti filloi t’ia shpallë Kuranin Profetit Muhamed. Çdo vit rreth 1.5 miliard njerëz e agjërojnë këtë muaj gjatë gjithë ditës, kur u ndalohet edhe pirja e duhanit, seksi dhe përtypja e çamçakëzit. Në vendet me shumicë islame, si Turqia, ku Kanteri u rrit, bizneset dhe shkollat e përshtatin orarin e tyre rreth këtij muaji. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, puna vazhdon në të njëjtën mënyrë si zakonisht për rreth 3.45 milionë myslimanë, përfshirë këtu edhe Kanterin. Ai është mësuar të agjërojë i vetëm.

Për herë të parë, Kanter filloi të agjërojë përderisa ishte duke u stërvitur për basketboll. Ai ishte 16-vjeçar, jetonte në Turqi dhe luante për një ekip të madh atje. Atë vit, Ramazani filloi në fund të gushtit – çdo vit lëviz prapa për rreth 11 ditë – dhe stërvitjet e para, dy herë në ditë, ishin rraskapitëse për Kanterin.

 “Unë luaja kundër lojtarëve që ishin 30 e 35-vjeçarë dhe unë isha i vetmi që agjëronte. Kur e përfundoja agjërimin, pija aq shumë ujë saqë mendoja: “Nuk kam më vend për ushqim”, thotë Kanter.

Që nga atëherë, Kanteri e ka kaluar Ramazanin në Kaliforni. Në Lexington, ai ishte zgjedhur të luajë për Universitetin e Kentuckyt dhe pastaj luajti në tri klube të NBA para Trail Blazers: Utah Jazz, Oklahoma City Thunder dhe New York Knicks.

Edhe pse ka pasur edhe të tjerë myslimanë në NBA (Kareem Abdul-Jabbar u konvertua në islam në vitin 1968, një vit para se ta fillonte karrierën 20-vjeçare në NBA, dhe Hakeem Olajuwon njihej që luante përderisa agjëronte), Kanteri sigurohet t’ia bëjë të qartë klubeve obligimet e tij fetare.

“Para se të shkoj në këto skuadra, unë u them: “Hej, unë jam mysliman dhe duhet të falem pesë herë në ditë”. Ata e respektojnë këtë gjë aq shumë saqë ma japin një dhomë të veçantë për t’u falur. Kështu që para ndeshjeve, pas ndeshjeve, para stërvitjeve, para se të udhëtojmë për ndonjë ndeshje, unë mund ta përdori atë dhomë kurdo që të dua dhe të falem”.

Kanteri zbuloi se kur i bashkohet një klubi të ri, ka gjithmonë pyetje si pse nuk konsumon alkool, mirëpo ato bëhen me qëllim të mirë. Në fakt, një prej trajnerëve në Oklahoma City Thunder kishte qenë aq kureshtar për Ramazanin, saqë ai i kishte agjëruar dy apo tri ditë për ta kuptuar më mirë situatën e Kanterit. Ekipet i ofrojnë Kanterit edhe ushqime të veçanta, të cilat pëlqehen shumë edhe prej bashkëlojtarëve të tij.

“Steven Adams ishte tifoz shumë, shumë i madh i ushqimit hallall dhe e mbaj mend ditën që unë u shkëmbeva në Knicks, ai është shumë i mërzitur. Ai më tha: “Njeri, unë s’do të mund të ha më ushqim hallall””.

Edhe pse Ramazanët e kaluar kanë qenë gjatë kohës kur sezoni për Kanterin veçse kishte përfunduar, Kante e shijon aq shumë agjërimin saqë agjëron një ose dy herë në javë gjatë gjithë vitit. Kjo rutinë e siguron atë që ta mbajë kontrollin mbi dëshirat e tij për të hëngër, me të cilat përballet më së shpeshti rreth 15 minuta pas ndeshjeve të basketbollit.

Madje as udhëtimet nga bregu i lindjes në atë të perëndimit, që i shkon tri orë të tjera në kohën e agjërimit, nuk e tronditin Kanterin. “Nëse mund të agjërosh 15 orë, mund të agjërosh edhe 18”, shton ai.

Agjërimi nuk paraqet problem sa i përket vlerave ushqimore që i nevojiten trupit të Kanterit, sipas Dr. Richard Bloomer, dekan i Shkollës së Studimeve të Shëndetet dhe Qendrës për Mirëqenie dhe Fitnus në Universitetin e Memphisit.

“Shumë njerëz mendojnë: “O Zot, rezervat e mia të karbohidrateve apo glikogjene mund të zbrazen”. Kjo do të ishte problematike, por realiteti është që nëse han në mënyrë adekuate gjatë kohës kur nuk agjëron, njerëzit mund ta rezervojnë të gjithë energjinë që u nevojitet”, tregon Bloomer.

Studimet e fundit kanë treguar se agjërimi mund të ndihmojë dhe të dëmtojë në performancën e një atleti. Dr. Bloomer beson se përvoja e një lojtari mund të varet edhe nga mendësia e tyre. Nëse Kanteri beson se agjërimi do t’i dëmtojë paraqitjet e tij, një gjë e tillë mund të ndodhë.

Megjithatë, agjërimi nuk paraqet asnjë problem për Kanterin. “Në fakt, unë punoj edhe më shumë gjatë Ramazanit sepse trupi im është mësuar ashtu”, thotë ai.

Tareq Azim, një trajner i NFL në San Francisco, i cili luante për Fresno State para se të pensionohej, e ndan të njëjtin mendim. “Niveli i qartësisë së mendjes gjatë Ramazanit ka qenë gjithmonë një gjë e çmendur. Teknikisht, unë bëhesha edhe më i mirë gjatë atij muaji. Nuk mbështetesha edhe shumë në fuqinë dhe forcën”.

Azim e mban mend një ndeshje specifike kundër Colorado State, kur ai ishte në fushë edhe pasi dielli kishte perënduar. Gjatë një pushimi, një bashkëlojtar i tij, i brengosur, ia kishte spërkatur pak ujë në gojë.

“Ai më tha: “Duhet ta prishësh agjërimin njeri. Ti ke diçka”. Unë ndihesha aq i lehtë saqë ndihesha sikur po fluturoja. Dhe gjithmonë e mbaj mend atë moment kur jam afër për ta prishur agjërimin. Është pothuajse sikur ta gjesh një fuqi rezervë brenda vetes”.

Si Kanter, Azimi ka mësuar, me kalimin e viteve, se si të përballet me sfidat e agjërimit gjatë Ramazanit. Në klasën e pestë, ai kishte tentuar të fillojë të agjërojë. Ai zgjohej bashkë me prindërit e tij rreth orës 4 të mëngjesit dhe hante syfyr, vaktin e ushqimit para lindjes së diellit.

“Ishte shumë e vështirë të rrije zgjuar dhe të haje bukë. Unë qëndroja i ulur dhe ndoshta më binte koka në tavolinë për shkak të gjumit edhe me një copë veze në gojë”, tregon Azim.

Pas edhe disa orëve të tjera gjumë, Azimi agjëronte për aq sa mundte, por me asgjë në bark, ai nuk e kishte të lehtë këtë gjë. “Nganjëherë duroja deri në orën 10 të mëngjesit”.

Përderisa Kanter po përgatitet për të paktën dy ndeshjet e radhës me Nuggets, ai duhet të  sigurohet që të marrë sa më shumë energji përmes ushqimit në syfyr, për ta mbajtur veten edhe për 15 orë të tjera. Ai e ka një plan për këtë gjë.

“Për këtë arsye e vendosi gjithmonë telefonin larg shtratit, që të mos më marrë gjumi përsëri dhe të më ikë syfyri”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat