Nuggets dhe Raptors marrin kryesimin në gjysmëfinalet e NBA

Basketboll

Nuggets dhe Raptors marrin kryesimin në gjysmëfinalet e NBA

Më: 8 maj 2019 Në ora: 08:35
Nuggets dhe Raptors

Denver Nuggets ka arritur fitore sensacionale në ndeshjen e pestë ndaj Portland Trail Blazers me rezultat 124-98 dhe kësisoj e ka marrë kryesimin e serive 3-2.

Befasia e këtij sezoni, Nuggets fitoi falë përfomancës fantastike të qendrës Nikola Jokic me 25 pikë, 19 kërcime dhe 6 asiste.

Edhe Paul Millsap luajti me 24 pikë, ndërsa u dallua edhe Jamal Murray me 18 pikë, 5 kërcime dhe 9 asiste.

Damilan Lillard te mysafirët shënoi 22 pikë dhe asnjë basketbollistë tjetër nuk arriti të realizonte më shumë se 14 pikë.

Edhe Toronto Raptors realizoi fitore të vështirë 125-89 ndaj Philadelphia 76ers, për të marrë avantazhin e serive në 3-2.

Te vendasit u dalluan Siakam me 25 pikë, 8 kërcime dhe 3 asiste, kurse Kawhi Leonard shtoi 21 pikë, 13 kërcime dhe 4 asiste.

76ers nuk pati në element lojtarin kryesor Joel Embiid, i cili shënoi vetëm 13 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat