Konfirmohen finalistët e dy Konferencave të NBA - Bota Sot
Konfirmohen finalistët e dy Konferencave të NBA

Basketboll

Konfirmohen finalistët e dy Konferencave të NBA

Më: 13 maj 2019 Në ora: 08:22
NBA

Portland Trail Blazers mposhti në ndeshjen e shtatë Denver Nuggets 100-96 dhe kësisoj u plasua në finalen e Konferencës së Perëndimit.

Blazers, të inspiruar nga McCollum i cili realizoi 37 pikë, 9 kërcime dhe 1 asist do përballen me Golden State Warriors në finale.

Te Nuggets ishte qendra Jokic që pati përformancë të mirë, po nuk ishte e mjaftueshme. Serbi shënoi 29 pikë, 13 kërcime dhe 2 asistime.

Ndeshja më interesante u zhvillua në Toronto, mes Raptors dhe Philadelphia 76ers.

Vendasit arritën fitore 92-90 në ndeshjen e fundit dhe u kualifikuan për në finalen e Konferencës së Lindjes, aty ku do përballen me Milwaukee Bucks.

Kawhi Leonard ishte i jashtëzakonshëm dhe më meritori për fitoren ekipit të tij, pasi përveç që shënoi 41 pikë, ai realizoi 4 sekonda pa përfunduar koha e rregullt dhe t’i siguronte ekipit të tij fitoren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...