Ish-ylli i NBA akuzohet për vjedhje

Basketboll

Ish-ylli i NBA akuzohet për vjedhje

Më: 14 maj 2019 Në ora: 16:56
Newport Beach

Pronarët e një studio joga në Newport Beach, Kaliforni, kanë akuzuar ish-basketbollistin Dennis Rodman se është përfshirë në grabitje në këtë studio, duke marrë kristale ametist me vlerë disa mijë dollarë.

Sipas tyre, Rodman së bashku me një burrë dhe grua të panjohur vodhën një gur me vlerë 2.500 dollarë, ndërsa dëmtuan një tjetër gur të çmuar në vlerë mbi 5.000 dollarë.

Kur policia doli në vendin e ngjarjes, hajnat tashmë ishin larguar.

Basketbollisti i njohur ende nuk është prononcuar në lidhje me akuzat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat