NBA: Curry i pandalshëm, Warriors fiton gjysmëfinalen e parë kundër Blazers

Basketboll

NBA: Curry i pandalshëm, Warriors fiton gjysmëfinalen e parë kundër Blazers

Më: 15 maj 2019 Në ora: 15:48
Trail Blazers

Golden State Warriors kanë bërë të tyren ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Portland Trail Blazers, e cila u zhvillua mbrëmjen e djeshme në “Oracle Arena” të Oaklandit.

Vendasit ishin dominues thuajse gjatë gjithë takimit, përveç pjesës së tretë, ndërsa në fraksionin e fundit ishin thuajse perfektë duke e fituar me 16 pikë diferencë dhe të gjithë takimin me shifrat 116-94.

Stephan Curri ishte njeriu i ndeshjes, duke shënuar 36 pikë, dhënë 7 asiste dhe rikuperuar 6 topa në tabelë, ndërsa edhe Thompson dha një kontribut mjaft të rëndësishëm për Warriors.

Kjo ishte përballja e parë gjysmëfinale mes dy skuadrave, ndërsa takimi i radhës do të luhet sërish në Oakland, më 17 maj, për t’u zhvendosur më pas në Portland për dy ndeshjet e radhës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat