Triumfon Milwaukee!

Basketboll

Triumfon Milwaukee!

Më: 16 maj 2019 Në ora: 11:32
Triumfon Milwaukee!

Milwaukee Bucks fituan 108:100 ndaj Toronto Raptors në ndeshjen e parë të serisë finale në Konferencën e Lindjes, duke shfrytëzuar faktorin fushë, çka u jep mundësinë të jenë më të qetë në përballjen e radhës, që do të zhvillohet po në “Fiserv Forum” të Milwaukee-t.

Një sfidë disi e pazakontë për faktin se thuasje gjatë gjithë lojës ishin në epërsi kanadezët, por vendësit u shfaqën të papërmbajtshëm në momentet e fundit, falë lojës korale, duke triumfuar në fund me 8 pikë diferencë.

Raptors shkuan deri +13 pikë bë periodën e dytë, epërsi që në njëfarë mënyrë u ruajt deri në mesin e periodës së tretë, por më pas gjithçka foli për skuadrën më të mirë të sezonit të rregullt.

Kawhi Leonard dhe Kyle Lowry spikatën për Toronton respektivisht me 31 pikë e 9 rikuperime dhe 30 pikë e 8 rikuperime, por dyshja e famshme nuk u ndihmua sa duhet nga pjesa tjetër e skuadrës.

Për Bucks më statistikat më të mira rezultoi Lopez, me 11 pikë e 9 “rebound”, ndërsa Antetokounmpo shtoi 24 pikë e 14 “rebound”.

Vlen të përmendet fakti që 5 basketbollistë të Bucks realizuan numër dyshifror pikësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat