Milwaukee e fiton finalen e parë të Lindjes ndaj Torontos

Basketboll

Milwaukee e fiton finalen e parë të Lindjes ndaj Torontos

Më: 16 maj 2019 Në ora: 12:15
Foto

Skuadra që e kishte përfunduar sezonin në vendin e parë në Konferencën e Lindjes vazhdon të shkëlqejë në play off.

Milwaukee Bucks e nisin me këmbë të mbarë fazën finale të Konferencës së Lindjes, duke triumfuar në shtëpi ndaj Toronto Raptors me rezultat 108-100.

Ndeshja nisi më mirë për Toronton e cila e fitoi çerekun e parë 34-23, kurse në dy çerekët e radhës arriti ta mbante lojën nën kontroll. Shpërthimin e madh Bucks e bënë në 12-minutëshin e fundit ku arritën të rikthenin në favor të tyrin epërsinë dhe në fund fituan me tetë pikë epërsi.

Më meritori për këtë fitore të Milwaukeet ishte Brook Lopez me 29 pikë të realizuara dhe pikërisht ai mori për dore skuadrën në çastet vendimtare për ta vendosur triumfin e tyre. Giannis Antetokounmpo kontribuoi me 24 pikë e 14 kërcime.

Në krahun tjetër, Raptors nuk u mjaftoi super paraqitja e Kawhi Leonard dhe Kyle Lowry që realizuan 31 përkatësisht 30 pikë, për të shmangur disfatën e ekipit të tyre.

Edhe ndeshja e dytë do të luhet në fushën e Bucks, para se seria të zhvendoset në Toronto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat