Ish-anëtari i FBK-së: Si u manipulua për ta shuar Pejën

Basketboll

Ish-anëtari i FBK-së: Si u manipulua për ta shuar Pejën

Më: 19 maj 2019 Në ora: 00:05
Foto ilustrim

Ish-anëtari i Bordit Ekzekutiv të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arbër Elshani, pretendon se Prishtina e pati qëllim ta largojë Pejën nga garat e basketbollit për t’ia marrë sponsorët dhe e akuzoi FBK-në se u tregua e njëanshme në vendimin për përjashtimin e Pejës nga garat e bashketbollit

Sonte, në emisionin “Debati me Agim Kasapollin” ishin të ftuar Arbër Elshanin, ish-anëtar i Bordit Ekzekutiv të Federatës së Basketbollit të Kosovës, dhe Arbnor Rifati, trajner i Ponte Prizrenit.

Në gusht të vitit të kaluar, FBK-ja vendosi që ta përjashtojë Pejën nga të gjitha garat për shkak të një borxhi ndaj Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit, FIBA-s.

“Qëllimi i Blerand Stavilecit ka qenë ta largojë Pejën sepse sa ka qenë Peja, Blerand Stavileci e ka arritur një gjysmë milioni buxhet. Dihet që në Pejë ka shumë firma të mëdha dhe Prishtina ka synuar që ato firma t’i marrë si sponsorë”, ka thënë Elshani.

“Ato firma s’ka mundur t’i marrë Prishtina sa ka qenë Peja në ligë sepse është bërë një jehonë shumë e madhe, ata s’kanë guxuar pa ia dhënë Pejës sepse i gjithë qyteti i Pejës frymon me basketbollin. Është dashur ta përkrahin Pejën gjithsesi”.

“Tani erdhi ky vendimi i Arben Fetahut (kryetar i bordit të FBK-së, më parë në bordin e Prishtinës) dhe kanë thënë ekipet që kanë borxhe ndaj FIBA-s  nuk mund të garojnë më në Superligën tonë”.

“Ndërkohë, të njëjtin problem e ka pasur edhe Bashkimi dhe Prishtina, të cilat janë gjobitur nga tribunali, sikur Peja. Prishtina dhe Bashkimi janë lejuar të luajnë, Pejës i kanë thënë ti s’bën. Kjo sepse në Kuvendin e vitit 2017, Peja votoi kundër Arben Fetahut dhe kjo ka qenë variabla kryesore pse klubi Peja është larguar”.

“Momenti kur largohet KB Peja, sponsorët gjeneral i klubit Prishtinë bëhet pikërisht sponsori kryesor i Pejës. Sot jam i bindur që mbi 900 mijë euro buxhet i ka Prishtina sepse të gjithë sponsorët që kanë qenë  në Pejë sot janë në Prishtinë”.

“Pra, ky ka qenë qëllimi, të largohet Peja, të largohet kundërshtari kryesor, sepse po të ishte Peja, Prishtina s’do ta kishte kaq të lehtë.  Pra ky është problemi: Prishtina e kontrollon Federatën e Basketbollit dhe Federata e Basketbollit punon për llogari të Prishtinës”.

Emisioni “Debati me Agim Kasapollin” transmetohet cdo të shtunë në T7, në orën 22:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat