Vashat e Kerasan Prishtinës kampione të Kosovës

Basketboll

Vashat e Kerasan Prishtinës kampione të Kosovës

Më: 21 maj 2019 Në ora: 11:16
Vashat e Kerasan Prishtinës kampione të Kosovës

Basketbollistet e Kerasan Prishtinës janë shpallur kampion të Kosovës në kategorinë U14 pasi që në ndeshjen e tretë finale te luajtur në Prizren, kanë mposhtur Bashkimin me rezultat 45:61.

Padyshim se është një sukses i madh për këto njomake dhe një motiv shtesë për të ardhmen, veçmas pritet që ndonjëra nga këto lojtare brenda pak viteve të jetë edhe bartëse e lojës për ekipet e senioreve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat