Warriors deklasojnë Blazzers, kualifikohen në finalen e madhe

Basketboll

Warriors deklasojnë Blazzers, kualifikohen në finalen e madhe

Më: 21 maj 2019 Në ora: 12:01
Foto

Golden State Warriors janë finalisti i parë i këtij sezoni të NBA.

Është ky viti i pesë radhazi që Golden State kualifikohet në finalen e madhe të NBA, aty ku edhe këtë sezon shkon si favoritë teksa do të kërkojë të mbrojë titullin kampion dhe të fitojë trofeun e tretë rresht dhe të katërtin në këto pesë vitet e fundit, shkruan KosovaPress.

Skuadra e Steve Kerr, e pati më të lehtë sesa që pritej ndaj Portland Trail Blazzers, skuadër të cilën e eliminuan me rezultat të përgjithshëm 4-0.

Rezultati final i ndeshjes së fundit të luajtur në Moda Center ishte 117-119 në favor të mysafirëve, të cilët ndonëse pa Kevin Durant, kanë zhvilluar një finale mahnitëse të konferencës.

Steph Curry ishte edhe njëherë lideri i Warriors me triple-double, duke realizuar 37 pikë, 13 kërcime e 11 asistime. Kontribut të madh sidomos në mbrojtje dha Draymond Green, i cili po ashtu arriti të regjistronte triple-double me18 pikë, 14 kërcime e 11 asistime.

Ndërsa te Blazzers, ishin tre basketbollistë që shkëlqyen por pa mundur të shmangin disfatën. Meyer Leonard realizoi 30 pikë, Damian Lillard 28 dhe CJ McCollum 26.

Tani si kampionë të Pernëdimit, Warriors do të presin në finalen e madhe fituesin e duelit mes Milwaukee Bucks dhe Toronto Raptors.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat