FBK gjatë javës do të bëjë përzgjedhjen e basketbollistëve për kampin nacional

Basketboll

FBK gjatë javës do të bëjë përzgjedhjen e basketbollistëve për kampin nacional

Më: 23 maj 2019 Në ora: 17:20
FBK gjatë javës do të bëjë përzgjedhjen e basketbollistëve për kampin nacional

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) gjatë javës do të bëjë përzgjedhjen e basketbollistëve të grupmoshës 2005/06 për në Kampin Nacional, i cili do të organizohet nga FBK në fillim të muajit korrik në Suharekë.

Përzgjedhja do të udhëhiqet nga Drejtori i Kampit Nacional, Dritëro Sefaja, njëherësh edhe koordinator profesional i Programit për Zhvillim të Gjeneratave të Reja të FBK-së në kuadër të FIBA Evropës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat