FBK në vlugun e përgatitjeve për organizimin e FIBA U20 Kampionatit Evropian

Basketboll

FBK në vlugun e përgatitjeve për organizimin e FIBA U20 Kampionatit Evropian

Më: 28 maj 2019 Në ora: 11:16
FBK në vlugun e përgatitjeve për organizimin e FIBA U20 Kampionatit Evropian

Federata e Basketbollit të Kosovës është në vlugun e përgatitjeve për organizimin e FIBA U20 Kampionatit Evropian, Divizioni B – Femrat, i cili do të mbahet prej 3 deri më 11 gusht 2019 në Prishtinë.

Mu për këtë arsye Federata e Basketbollit të Kosovës ka vendosur të investoj në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, në të cilën është duke i rregulluar zhveshtoret, pasi në palestër aktualisht janë vetëm 2 zhveshtore, derisa me kritere të FIBA-s kërkohen 4 zhveshtore për ekipet, si dhe 2 shtesë për personat zyrtar të FIBA-s.

Krahas këtij investimi, FBK për këtë palestër i ka porositur koshat e ri, që kërkohen me kritere të FIBA-s, derisa do të investoj edhe në semaforin aktual.

Dhe gjithë këto investime Federata e Basketbollit të Kosovës është duke i bërë në mënyrë që FBK, por edhe Kosova si shtet të ketë prezantim sa më të mirë në organizim të një gare të nivelit kaq të lartë siç është FIBA U20 Kampionati Evropian, Divizioni B – Femrat.

Sigurisht se për të arritur këtë Federata e Basketbollit të Kosovës ka nevojë për përkrahjen e të gjithëve, institucioneve lokale, dhe atyre qëndrore, si dhe sponsorëve e donatorëve të ndryshëm.

Tashmë Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës (MKRS) e ka mbështetur fuqishëm FBK-në në organizimin e këtij eventi, dhe një gjë e tillë pritet edhe nga Komuna e Prishtinës.

Krahas Kosovës në FIBA U20 Kampionatin Evropian, Divizioni B-Femrat do të marrin pjesë edhe 12 shtete të tjera: Izraeli, Danimarka, Finlanda, Britania e Madhe, Kroacia, Turqia, Greqia, Ukraina, Bullgaria, Rumania, Irlanda dhe Islanda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat