Po ky njeri e deklasoi serbin

Basketboll

Po ky njeri e deklasoi serbin

Më: 28 maj 2019 Në ora: 11:20
Turgay Demirel

Turgay Demirel është rizgjedhur President i FIBA Evropës për mandatin e dytë radhazi nga Asambleja e Përgjithshme e Federatave anëtare e mbajtur në fundjavë në Munih të Gjermanisë.

Ish-basketbollisti i ekipit kombëtar të Turqisë dhe ish-presidenti i Federatës Turke të Basketbollit, Demirel ka ardhur në krye të FIBA Evropës në vitin 2014 dhe tani është zgjedhur edhe për një mandat tjetër, pra deri më 2023. Ai po ashtu është zëvendëspresident i FIBA-s.

Demirel i ka pasur 27 nga 50 votat, duke lënë prapa ish-nënkryetarin e FIBA Evropës, Cyriel Coomans nga Belgjika në raundin e dytë të zgjedhjeve. Nga tre kandidatët fillestarë, Dejan Tomasheviq, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Serbe të Basketbollit nuk ka arritur të siguroj raundin e dytë të zgjedhjeve.

Image

Në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të FIBA Evropës, Federatën e Basketbollit të Kosovës e kanë përfaqësuar Kryetari, Arben Fetahu dhe Sekretarja e Përgjithshme, Elvira Dushku.

Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e FIBA Evropës po ashtu i ka zgjedhur 23 anëtarët e Bordit:

Nastassia Marynina (BLR)

Georgi Glushkov (BUL)

Stojan Vrankovic (CRO)

Athos Antoniou (CYP)

Michal Konecny (CZE)

Jorge Garbajosa (ESP)

Keio Kuhi (EST)

Jean-Pierre Siutat (FRA)

George Kartvelishvili (GEO)

Wolfgang Brencheidt (GER)

John Goncalves (GIB)

Asterios Zois (GRE)

Ivan Bodrogvary (HUN)

Bernard O'Byrne (IRL)

Amiram Halevy (ISR)

Maurizio Bertea (ITA)

Edgars Sneps (LAT)

Mindaugas Spokas (LTU)

Manuel Fernandes (POR)

Carmen Tocala (ROU)

Natalia Galkina (RUS)

Matej Erjavec (SLO)

Giancarlo Sergi (SUI)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat