Basketbollisët e Kosovës marrin pjesë në kampin në SHBA

Basketboll

Basketbollisët e Kosovës marrin pjesë në kampin në SHBA

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 09:47
Foto

20 basketbollistë të rinj nga Kosova do të marrin pjesë në kampin në SHBA, përkatësisht në San Antonio të Teksasit.

Ata kanë udhëtuar të hënën dhe do të qëndrojnë deri më 20 qershor.   

Kjo është mundësuar falë bashkëpunimit Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Ambasadës amerikane. Basketbollistët nga Kosova janë përzgjedhur për Programin e Lidershipit Rinor përmes Sportit (YLS).   

Ky kamp do të mbahet nga 10 deri më 20 qershor në SHBA. Kampi do t'u ofrojë basketbollistëve të rinjve dhe trajnerëve të tyre mundësi për të zhvilluar aftësi në punën në grup, jetesë të shëndetshme dhe vetë-disiplinë në një mjedis multikulturor.   

Delegacioni nga Kosova është përzgjedhur për shkak se organizatorët besojnë se mund t’i ofrojnë kampit një përvojë të re, derisa përvojën në SHBA ta ndajnë kur të kthehen në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat