Publikohet buletini i parë i FIBA U-20 Kampionatit Evropian

Basketboll

Publikohet buletini i parë i FIBA U-20 Kampionatit Evropian

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 18:13
Publikohet buletini i parë i FIBA U-20 Kampionatit Evropian

Pas lansimit të logos zyrtare të FIBA U20 Kampionatit Evropian, Divizioni B - Femrat që do të mbahet në Prishtinë prej 3-11 gusht 2019 dhe pas përgatitjes së organogramit, më saktësisht Komitetit Lokal Organizativ, në krye të të cilit është emëruar, Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, tani radha i erdhi edhe publikimit të Buletinit të Parë, shkruan faqja zyrtare e FBK-së.

Buletini U-20 është përgatitur nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) në bashkëpunim me FIBA Evropën dhe i njëjti u është dërguar ekipeve pjesëmarrëse të Kampionatit Evropian.

Në Buletinin e Parë janë përfshirë të gjitha informacionet e nevojshme rreth organizimit të Kampionatit, duke filluar nga informatat për qytetin e Prishtinës, pastaj palestrat ku do të zhvillohen ndeshjet dhe stërvitjet, vendet ku do të bëhet akomodimi i ekipeve dhe zyrtarëve të FIBA-s, transporti, ushqimi dhe informacione të tjera të nevojshme për Buletinin e Parë.

Në FIBA U20 Kampionatin Evropian, Divizioni B-Femrat do të marrin pjesë 12 shtete: Kosova, Izraeli, Finlanda, Britania e Madhe, Kroacia, Turqia, Greqia, Ukraina, Bullgaria, Rumania, Irlanda dhe Islanda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat