Toronto mund Golden State dhe shkruan historinë, titulli i parë në NBA

Basketboll

Toronto mund Golden State dhe shkruan historinë, titulli i parë në NBA

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 08:35
Golden State

Skuadra e Toronto Raptors shpallet kampione e NBA-së për sezonin sportiv 2018-2019, pas triumfit 4-2 me ndeshje ndaj Golden State Warriors. Kanadezët fituan sot 114-110 në finale e gjashtë play off, duke mbyllur me sukses një sezon ku ishin protagonistë. Ky është titulli i parë kampion në historinë e Toronto. Basketbollisti Kawhi Leonard u zgjodh MVP i finaleve play off.

Një titull që nuk i përket vetëm një ekipi, por të gjithë Kanadasë, ku mijëra njerëz kanë qenë në rrugë për të festuar. Një në dy kanadezë ka parë finalet, çka tregon për popullaritetin e këtij ekipi, që bëri krenar gjithë Kanadanë. Leonard ishte lideri i padiskutueshëm i këtij ekipi, që në finalet play off tregoi vlerat e tij, me një mesatare prej 28.5 pikësh për ndeshje.

Skuadra kanadeze e “ndërtoi” këtë triumf pikërisht në fushën e skuadrës rivale, ku i fitoi të trija takimet e luajtura aty. Përfshi edhe këtë të luajtur sot, duke realizuar diçka magjike, të paimagjinueshme në fillim të këtij sezoni. Edhe sfida e sotme, ashtu si të parat, ka qenë e ekuilibruar dhe me shumë rivalitet, ku herë udhëhiqte njëri ekip e herë tjetri. Deri në fund.

Ndeshja e sotme dhuroi emocione deri në fund, me Golden State që tentoi të fitojë, duke patur edhe mbështetjen e një stadium të tërë.

Thompson realizoi 30 pikë, mbështetur nga Iguodala me 22 pikë e Curry me 21, por mungesa e Durant u ndje sërish. Në kahun tjetër, Loëry e Siakam realizuan nga 26 pikë secili, ndërsa Leonard e VanVleet nga 22 pikë, duke e kthyer suksesin e sotëm në një triumf kolektiv.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat