Favoriti për titullin në NBA, kompanitë e basteve zbulojnë ekipin surprizë

Basketboll

Favoriti për titullin në NBA, kompanitë e basteve zbulojnë ekipin surprizë

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 07:45
NBA

Pa u mbyllur ende jehona e sezonit 2018-2019 në NBA, kompanitë e basteve në Amerikë kanë nisur të publikojnë kuotat e sezonit të ardhshëm. Kush është skuadra që kuotohet si favoritja kryesore për titullin për sezonin 2019-2020?

Surprizat nuk mungojnë. Ajo që bie në sy se asnjë nga dy ekipet finaliste të këtij sezoni nuk është favorite. Sipas kompanisë Betonline, kandidatja kryëesore është Milëaukee Bucks, që sezonin e fundit kishte rekordin më të mirë në sezonin e rregullt.

Në vendin e dytë kuotohet skuadra e Golden State Warriors dhe në të tretin Lakers. Vetëm e katërta renditet skuadra kampione e Toronto Raptors, pasi bestexhinjtë nuk mendojnë në një sukses tjetër të ekipit kanadez.

Në vendin e pestë renditet Houston Rockets e pas tij klasifikohen Clippers, Philadelphia, Boston dhe Brooklyn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat