Lakers përgatiten edhe për një transferim të madh

Basketboll

Lakers përgatiten edhe për një transferim të madh

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 08:55
Lakers

Anthony Davis nuk do të jetë i vetmi basketbollist ”all-star” që do të jetë pjesë e Los Angeles Lakers sezonin e ardhshëm.

Ylli i New Orleans Pelicans kaloi te Lakers me një mega-marrëveshje, e cila do mbahet mend gjatë në historinë e NBA.

Pelicans në shkëmbim të Davis do të marrin yjet e Lakers si Lonzo Ball, Brandon Ingram e Josh Hart.

Por, përfitimet e Pelicans nuk ndalen këtu. Ata do të kenë të drejtë edhe në 3 drafte të raundit të parë, si dhe draftin e katërt të këtij sezoni.

Ardhja e njërës nga qendra më të forta në basketboll te Lakers i ka hapur rrugën edhe një transferimi tjetër të madh.

Bëhet fjalë për Kyrie Irving, i cili do të jetë i lirë nga muaji korrik, dhe dëshira e tij ka qenë vazhdimisht të ishte bashkë në skuadër me Anthony David – duke i shtuar faktin se në ekip është edhe LeBron James.

LA Lakers qysh tani po konsiderohet si një nga favoritët për të triumfuar në NBA sezonin e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat