Dy zyrtarët të FBK-së emërohen në komisionet e FIBA-s

Basketboll

Dy zyrtarët të FBK-së emërohen në komisionet e FIBA-s

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 13:15
Arben Fetahu

Bordi i FIBA Evropës në mbledhjen e mbajtur të hënën (17.06.2019) në Munih të Gjermanisë i ka emëruar anëtarët e Komisioneve të FIBA Evropës.

Në këtë mënyrë për herë të parë në Komisione të FIBA Evropës kanë zënë vend edhe përfaqësuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).

Bëhet fjalë për kryetarin e FBK-së, Arben Fetahu, i cili është emëruar anëtar i Komisionit Ligjor (FIBA Europe Legal Commission) dhe për Sekretaren e Përgjithshme të FBK-së, Elvira Dushku, e cila është emëruar në Komisionin e të Rinjve (FIBA Europe Youth Commission).

Image

Elvira Dushku

Kjo është dëshmia më e mirë që FIBA Evropa po e vlerëson punën e madhe që Federata e Basketbollit të Kosovës po e bën për zhvillimin e basketbollit kosovar në përgjithësi.

Anëtarët e Komisioneve të FIBA Evropës kanë mandat katërvjeçar, pra prej 2019 deri më 2023.

Duhet theksuar se në fund të muajit maj FIBA Evropa e ka mbajtur Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore, ku president i FIBA Evropës është rizgjedhur turku Turgay Demirel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat