Selimi: Do të japim maksimumin gjatë Kampionatit Evropian

Basketboll

Selimi: Do të japim maksimumin gjatë Kampionatit Evropian

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 11:03
Selimi: Do të japim maksimumin gjatë Kampionatit Evropian

Basketbollistët e Kosovës U-18 (m) zotohen se do të japim maksimumin në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që do të zhvillohet nga 26 korriku deri më 4 gusht në Oradea të Rumanisë. 

Përzgjedhësi i Kosovës U-18 (meshkujt), Gyltekin Selimi ka thënë se do të japin maksimumin në çdo ndeshje. “Falënderim i veçantë shkon për FBK-në dhe besimin e dhënë. Ne premtojmë se do të japim maksimumin gjatë Kampionatit Evropian.

Por, edhe para Evropianit kërkoj nga lojtarët që të japin më të mirën e tyre në stërvitje.

Në fazën e përzgjedhjes që është realizuar edhe me ndihmën e ndihmës-trajnerëve janë ftuar diku rreth 30 lojtarë, numër që tani është zvogëluar në 15”, është shprehur Selimi, duke shtuar: “Jemi të kënaqur me përkushtimin dhe seriozitetin e lojtarëve dhe presim që këtë këmbëngulje dhe përkushtim ta kenë deri në fund”, ka theksuar tutje përzgjedhësi i Kosovës U-18. 

Ai foli edhe për rrjedhën e përgatitjeve. “Faza parapërgatitore ka shkuar shumë mirë deri më tani, mirëpo faza më intensive pritet të filloj më 22 qershor  dhe të vazhdoj deri më 22 korrik gjatë së cilës periudhë lojtarët do të qëndrojnë në Prishtinë”, theksoi Gyltekin Selimi. 

Në Evropian, Kosova është në Grupin D së bashku me Bjellorusinë, Suedinë, Hungarinë, Austrinë dhe Portugalinë. 

“Gara në këtë grup pritet të jetë interesante dhe sfiduese për ne, dukë marrë parasysh përgatitjen e këtyre ekipeve”, deklaroi në fund Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat