Skuadra e Los Angeles Lakers po përgatitet për një sezon të madh, pas nënshkrimit me Anthony Davis.
Lakers në krye me LeBron James po shihen si favoritët për të triumfuar në edicionin e ardhshëm, por gjithsesi, ata kanë nevojë edhe për ndonjë përforcim.
Janë 15 agjent të lirë të cilët nuk kërkojnë kontratë maksimale, më të cilët Lakers do të mund të nënshkruanin, për t’i shtuar ndihmë Davis e James.
JJ Redick, Danny Green, Nikola Mirotic e Bogdanovic janë disa nga lojtarët që kanë më shumë mundësi të përshtaten me lojën e mbretit James.
Por, më poshtë lajmi.net ua përcjell 15 lojtarët të cilët do të jenë të lirë gjatë verës dhe nuk kërkojnë kontratë maksimale.
Bojan Bogdanovic
JJ Redick
Terrence Ross
Marcus Morris
Darren Collison
Patrick Beverley
Danny Green
Rodney Hood
Seth Curry
Reggie Bullock
DeMarcus Cousins
Trevor Ariza
Jeremy Lamb
Nikola Mirotic
Avery Bradley.