Kosova U-20 pëson humbje nga Maqedonia Veriore

Basketboll

Kosova U-20 pëson humbje nga Maqedonia Veriore

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 12:24
Kosova U-20 pëson humbje nga Maqedonia Veriore

Kosova U-20 (meshkujt ka pësuar humbje nga Maqedonia Veriore U-20 me rezultat 77:55, në ditën e dytë të turneut në Shkup.

Çereku i parë ishte në favor të Maqedonisë Veriore që e fitoi këtë pjesë 20:11. Lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e dytë, por për një nuancë maqedonasit ishin më të mirë 21:15, dhe duke shkuar në pushim me rezultat 41:26. Perioda e tretë ishte e barabartë deri në minutat e fundit (12:12), por një seri në fund prej 6:0 bën që maqedonasit të fitojnë edhe këtë pjesë 18:12. Çereku i fundit ishte i barabartë me maqedonasit që në fund e fituan këtë pjesë 18:17, duke triumfuar me rezultat të përgjithshëm 77:55.

Kapiteni i “Dardanëve”, Dardan Kapiti u dallua me 18 pikë e gjashtë kërcime, derisa me 12 pikë kontribuoi Erhan Sholla dhe Meriton Ismaili me dhjetë pikë. Te Maqedonasit u dallua Pavle Mihajlovski me 15 pikë.

Kosova dhe Maqedonia Veriore kishin luajtur edhe një miqësore më parë, ku maqedonasit fituan 68:67 në Shkup.

Kosova të premten kishte pësuar nga Rusia me rezultat 77:43, derisa Maqedonia Veriore ishte mundur nga Mali i Zi me rezultat 75:45. 

E diela është dita e fundit e turneut, ku Maqedonia Veriore ndeshet me Rusinë (18:00) dhe Kosova me Malin e Zi nga ora 20:15.    

Këto ndeshje miqësore do t’i ndihmojnë përzgjedhësit të Kosovës U-20, Ibrahim Karabegu për të parë formën e lojtarëve, eliminuar mangësitë dhe për të zgjedhur 12-shen më të mirë për Kampionatin Evropian, që mbahet në Portugali nga 12 deri më 21 korrik.   

Kosova është në Grupin C së bashku me Suedinë, Holandën, Gjeorgjinë, Estoninë dhe Armeninë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat