Giannis shpallet MVP i sezonit në NBA

Basketboll

Giannis shpallet MVP i sezonit në NBA

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 12:32
Giannis Antetokounmpo

Ylli i Milwaukee Bucks ka pasur një sezon fantastik.

Pas përfundimit të këtij edicioni, NBA zgjodhi më të mirët e sezonit.

Giannis Antetokounmpo u zgjodh MVP-ja i sezonit derisa lojtari u shfaq shumë i emocionuar ku edhe kujtoi, sakrificat, përpjekjet dhe këshillat e babait të tij që tashmë nuk është më.

Çmimin e lojtarit më të mirë debutues e fitoi talenti slloven i Dallas Mavericks Luka Donçiq, rezerva më e mirë u zgjodh Lou Williams i Clippers, ndërkohë basketbollisti që është përmirësuar më shumë gjatë sezonit të fundit, kampioni i NBA, kamerunasi i Toronto Raptors, Pascal Siakam.

Menaxheri i përgjithshëm më i mirë i vitit u zgjodh John Horst i Milwaukee Bucks dhe trajneri i vitit Mike Budenholzer i të njëjtës skuadër.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat