Kosova debuton kundër Sllovenisë

Basketboll

Kosova debuton kundër Sllovenisë

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 12:28
Kosova debuton kundër Sllovenisë

Kosova për herë të parë do të paraqitet në garat 3x3. Ekipi i Kosovës të dielën (nesër) do të marrë pjesë në kualifikimet e 3x3 në FIBA Europe Cupe. Garat do të zhvillohen të dielën në Konstanca të Rumanisë.  

Ekipi i Kosovës përbëhet nga Altin Sahiti, Albatrit Berisha, Arti Hajdari dhe Arian Mehmeti, derisa koordinator është Agon Fehmiu.  

Kosova është në grup me Slloveninë dhe Andorrën, ku ndaj Sllovenisë do të luajë nga ora 9:25, kurse nga ora 10:15 do të ballafaqohet me Andorrën. Fituesi i grupit kualifikohet tutje. 

Garat 3x3 po mbështeten edhe nga Federata e Basketbollit e Kosovës, që shpreson se kjo lojë do të popullarizohet edhe më shumë në vendin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat