Thompson zyrtarizon të ardhmen

Basketboll

Thompson zyrtarizon të ardhmen

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 11:57
Klay Thompson

Ndryshe nga Kevin Durant, që u largua për të luajtur me Brooklyn Nets, basketbollisti Klay Thompson ka vendosur të qëndrojë te Golden State Warriors.

“Snajperi” ka rinovuar kontratën me nën-kampionët e NBA-së. Thompson ka nënshkruar një kontratë të re, 5-vjeçare me Warriors, nga e cila do të përfitojë 190 milionë dollarë.

Gjithsesi, rikthimi në fushë i Thompson do të ndodhë vitin 2020. Basketbollisti është i dëmtuar dhe nuk pritet të luajë para shkurtit të vitit të ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat