Lakers bëjnë një tjetër goditje të madhe

Basketboll

Lakers bëjnë një tjetër goditje të madhe

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 20:58
Arrijnë marrëveshje me DeMarcus Cousins

Skuadra e Los Angeles Lakers do të synojë me çdo kusht që të fitojë titullin e kampionit në edicionin e ardhshëm.

Kjo gjë mund të shihet edhe nga merkatoja aktive që po kryen skuadra nga Los Angeles.

Pas nënshkrimit me emrat si Anthony Davis, Danny Green, Daniels, Jared Dudley e Quinn Cook, tashmë Lakers kanë siguruar edhe një super yll.

Adrian Wojnarowski i ‘ESPN’ raporton se Lakers kanë arritur marrëveshje me DeMarcus Cousins.

Cousins dhe Davis kanë qenë edhe më herët shokë skuadre tek Pelicans, para se ‘Boogie’ të kalonte tek kampionët e Golden State.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat