Fillon Klinika për gjyqtarë fillestarë në Suharekë

Basketboll

Fillon Klinika për gjyqtarë fillestarë në Suharekë

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 14:19
Fillon Klinika për gjyqtarë fillestarë në Suharekë

Në kuadër të Kampit Nacional U-14, që po e organizon Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në Suharekë, sot do të nisë edhe Klinika për Gjyqtarët Fillestarë. Klinika për gjyqtarët fillestarë do të vazhdojë deri më 13 korrik. 

Në këtë klinikë po marrin pjesë 11 gjyqtarë, të cilët kanë ndjekur kurset e organizuara nga FIBA Instruktori Nacional i Gjyqtarëve në Federatën e Basketbollit të Kosovës, Faton Kurshumlija. 

Pra, krahas Kampit Nacional, ku po marrin pjesë 49 djem e më pas do të mbahet edhe me 40 vajza, do të zhvillohet edhe Klinika për gjyqtarët fillestarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat