Për herë të parë në Kosovë... - Bota Sot
Për herë të parë në Kosovë...

Basketboll

Për herë të parë në Kosovë...

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 17:18
Për herë të parë në Kosovë...

Për herë të parë në Kosovë do të organizohet FIBA U20 Kampionati Evropian, Divizioni B, në konkurrencën e femrave.

Ky Evropian do të zhvillohet nga 3 deri më 11 Gusht në Prishtinë, ku do të marrin pjesë 12 shtete, derisa priten ndeshje mjaft interesante dhe konkurrencë e fortë për trofe dhe për kalim në rangun më lartë, pra në Divizionin A. 

Kosova për herë të parë do të paraqitet me U20 (femrat) në një ngjarje madhore, dhe pikërisht vashat kosovare do të debutojnë në shtëpinë e tyre.

Vashat kosovare janë në grup me Turqinë dhe Rumaninë, ku nuk do ta kenë aspak lehtë, sidomos ndaj Turqisë, megjithatë, synimi është të bëjnë paraqitje të mira dhe të fitojnë përvojë nga ky kampionat.

Kosova që të ketë paraqitje të mirë, po përgatitet intensivisht, derisa vashat kanë ftuar publikun që t’i përkrahin masivisht, sepse përkrahja e tyre është shumë e rëndësishme.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) e organizon Evropianin në Prishtinë, me qëllim për të masivizuar basketbollin femëror. 

FBK në bashkëpunim me kompaninë “Base” kanë xhiruar edhe një reklamë, ku vashat e Kosovës, tregojnë aftësitë e tyre dhe bëjnë thirrje për përkrahje të madhe për Evropianin në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...