Davis zbulon se si e kuptoi se u transferua tek Lakers

Basketboll

Davis zbulon se si e kuptoi se u transferua tek Lakers

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 22:08
Anthony Davis

Anthony Davis ka zbuluar një detaj mjaft interesant lidhur me transferimin e tij tek Los Angeles Lakers.

Davis konsiderohet si një nga lëvizjet më të mëdha të kësaj vere në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

Qendra amerikane kaloi nga Pelicans tek Lakers, për të bashkuar forcat me ‘mbretin’ LeBron James, me synim titullin e kampionit.

Por, ai ka zbuluar sot në konferencën e tij të parë për shtyp si lojtar i Lakers, se si e morri vesh transferimin e tij.

“Unë, një 26 vjeçar, teksa po shikoja në ‘Instagram’, kuptova se isha transferuar tek Lakers” ka thënë Davis.

AD duket se nuk ka qenë i informuar nga ish skuadra e tij Pelicans për lëvizjet që po ndodhnin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat