Edhe një humbje e Kosovës

Basketboll

Edhe një humbje e Kosovës

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 12:13
Edhe një humbje e Kosovës

Basketbollistët e Kosovës U-18 pas fitores ndaj Shqipërisë, kanë pësuar nga Maqedonia Veriore me rezultat 92:64, në ndeshjen e zhvilluar në Shkup.

Ky takim u zhvillua në kuadër të turneut në Shkup, ku po merr pjesë edhe Bullgaria.

Pikërisht të dielën Kosova do të ballafaqohet me Bullgarinë nga ora 18:00.

Këto ndeshje do t’i ndihmojnë Kosovës U-18 për tu përgatitur sa më mirë për Kampionatin Evropian, Divizioni B, që zhvillohet në Rumani.

Kosova është në Grupin D së bashku me Bjellorusinë, Suedinë, Hungarinë, Austrinë dhe Portugalinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat