Mulaomeroviq: Do të japim maksimumin kundër Luksemburgut dhe Britanisë së Madhe - Bota Sot
Mulaomeroviq: Do të japim maksimumin kundër Luksemburgut dhe Britanisë së Madhe

Basketboll

Mulaomeroviq: Do të japim maksimumin kundër Luksemburgut dhe Britanisë së Madhe

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 00:59
Basketbollistët e Kosovës

Basketbollistët e Kosovës të hënën në mbrëmje kanë vazhduar me stërvitje për tu përgatitur sa më mirë për parakualifikimet e Eurobasket 2021.  

Stërvitjet do tëvazhdojnë dy herë në ditë, derisa gjatë fundjavës, Dardanët zhvillojnë dy miqësore me Sllovakinë në udhëtim.

Të hënën mbrëma në stërvitje ishte prezent edhe kryetari i Federatëssë Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu.

Fetahu u shpreh se FBK-ja gjithmonë do të jetë afër lojtarëve dhe stafit, derisa shtoi se pret që basketbollistët tëjapin 100 % nga vetja e tyre për Kosovën, ashtu siç e kanë dhënë deri më tani. I pari i basketbollit kosovar nënvizoise ndeshjet ndaj Luksemburgut dhe Britanisë së Madhe janë shumë të rëndësishme, kurse u uron fat dhe suksese lojtarëve në këto ndeshje. 

Stërvitja vazhdoi sipas planit, kurse edhe në stërvitjen e mbrëmjes mungoi Arian Qallaku për shkak të lëndimit. 

Përzgjedhësi i Kosovës, Dami rMulaomerviq, beson se do të përgatiten maksimalisht. “Sot ishte dita e parë e stërvitjeve. Do të kemi edhe dy ndeshje miqësore, që do të na ndihmojnë të përgatitemi sa më mirë. Shpresoj se nuk do të kemi lëndime dhe të përgatitemi sa më mirë deri para ndeshjeve të gushtit”, ka thënë Mulaomeroviq përfaqen zyrtare të FBK-së. 

Ai foli edhe për kundërshtarët e Kosovës. “Jemi në grup me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe. Nuk do të jetëlehtë, por edhe ne kemi gjasat tona. Luksemburgu ka një ekip për respekt, derisa do të shohim se me çfarë ekipi do të paraqitet Britania. Sidoqoftë, ne do të japim maksimumin dhe angazhimi ynë nuk do të mungojë”, nënvizoi përzgjedhësi i Kosovës. 

Dardanët më 3 gusht janë mysafirë të Luksemburgut, më pas e presin Britaninë e Madhe më 7 gusht dhe Luksemburgun më 14 gusht, kurse ndeshja e fundit është kundër Britanisë në udhëtim më 17 gusht. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...